Skip to content
Home » Kurse për Guida Profesioniste

Kurse për Guida Profesioniste

Akademia Atlas • Turizëm

Kurse për Guida Profesioniste

Përgatitje e strukturuar për guida që duan të prezantojnë Shqipërinë me njohuri, siguri, etikë dhe aftësi të forta në menaxhimin e eksperiencës turistike.

Drejtimet

Zgjidh profilin ku dëshiron të zhvillohesh.

Guidë Turistike Kombëtare

Për itinerare në disa rajone të vendit, me fokus te historia, kultura, trashëgimia, gjeografia dhe menaxhimi profesional i grupit.

Kohëzgjatja: 4 muaj
Tarifa: €700

Guidë Turistike Lokale

Për specializim në një qytet, zonë ose destinacion dhe interpretim të thelluar të identitetit e vlerave lokale.

Kohëzgjatja: 3 muaj
Tarifa: €450

Hiking & Trekking Guide

Për udhëheqje grupesh në shtigje dhe terren natyror, me vëmendje te planifikimi, ritmi, orientimi dhe siguria.

Offroad Guide

Për ture 4×4 dhe eksperienca jashtë zonave urbane, me fokus te briefing-u, itinerari, ndalesat dhe menaxhimi i klientit.

Biking Guide

Për ture me biçikletë, planifikim rruge, ritëm të grupit dhe menaxhim të sigurisë.

SUP Guide

Për eksperienca Stand Up Paddle, teknikë bazë, siguri në ujë dhe menaxhim grupi.

Kayak Guide

Për ture me kayak, pajisje, orientim dhe protokolle sigurie në ujë.

Kompetencat

Më shumë se informacion për destinacionin.

Një guidë profesioniste krijon kuptim, ritëm dhe siguri. Programet trajtojnë mënyrën si ndërtohet një histori, si drejtohet grupi dhe si menaxhohen situatat që ndikojnë drejtpërdrejt në eksperiencën e vizitorit.

  • Interpretim i historisë, kulturës dhe natyrës
  • Komunikim me grupe dhe turistë individualë
  • Planifikim itinerari dhe menaxhim kohe
  • Etikë, mikpritje dhe standard shërbimi
  • Vlerësim rreziku dhe reagim në terren
  • Bashkëpunim me agjenci, hotele dhe operatorë
Si zhvillohet

Njohuri, simulim dhe praktikë e udhëhequr.

Modulet teorike

Bazat e profesionit, destinacionet, komunikimi, interpretimi dhe përgjegjësitë e guidës.

Ushtrimet praktike

Prezantime, simulime guidimi, briefing, menaxhim pyetjesh dhe situata konkrete.

Orientimi profesional

Pritshmëritë e tregut, bashkëpunimi me operatorët dhe ndërtimi i një profili të besueshëm.

Struktura përfundimtare, kriteret dhe dokumentacioni përcaktohen sipas programit të zgjedhur dhe grupit të regjistrimit.

Fillo rrugëtimin

Cili profil guide të përshtatet?

Na shkruaj për një orientim të shkurtër dhe merr informacion mbi programin, datat, kërkesat dhe tarifën.